Aksidentet e trafikut në Kosovë, nuk kanë të ndalur.
Pasditen e sotme, në fshatin Sllatinë e Epërme në Komunën e Vitisë, një furgon ka dalë nga rruga si pasojë e reshjeve të borës së sotme.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar video ku shihet se furgoni ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, ndërkaq qytetarët e kanë nxjerrë me një traktor.
Qytetarët kanë theksuar se nuk ka persona të lënduar.
Ndërkaq Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.