Furgoni del nga rruga, shikoni ҫfarë bëjnë pastaj qytetarët e Vitisë

17:16 | 06 Janar 2019

Aksidentet e trafikut në Kosovë, nuk kanë të ndalur.

Pasditen e sotme, në fshatin Sllatinë e Epërme në Komunën e Vitisë, një furgon ka dalë nga rruga si pasojë e reshjeve të borës së sotme.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar video ku shihet se furgoni ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, ndërkaq qytetarët e kanë nxjerrë me një traktor.

Qytetarët kanë theksuar se nuk ka persona të lënduar.

Ndërkaq Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

Komento: