Furnizuesi gati më i madh në Evropë – Ukraina ndalon eksportet për drithëra

12:19 | 09 March 2022

Qeveria ukrainase ka ndaluar eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin, sipas një rezolute të kabinetit që kaloi të martën.

Sipas rezolutës tani është “ndaluar” eksporti i tërshërës, melit, sheqerit, kripës, grurit, mishit, si dhe bagëtia dhe nënproduktet e saj nga Ukraina.

“Kjo do të thotë një ndalim de facto i eksportit”, thuhej në deklaratën e kabinetit.

Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko, tha se hapat ishin ndërmarrë “për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë dhe për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike”.

Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore në Europë, sipas të dhënave nga Komisioni Europianm shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Të kombinuara, Rusia dhe Ukraina janë shpërndarëse për pothuajse 30% të eksporteve globale të grurit, sipas Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore.

Komento: