Paritë politike ka kohë që kanë nis tubimet me qytetarë anekënd vendit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Edhe pse të gjitha partitë shprehen pajtueshmëri për të shkurtuar fushatën konvencionale, megjithatë vendim për këtë çështje nuk pat, shkruan “Indeksonline”.
Në këtë situatë, të gjitha partitë po mobilizojnë elektoratin e tyre në mënyre që të dalin sa më mirë në zgjedhjet lokale.
Megjithatë zhvillimet në veri të vendit bënë që fushata e partive politike të mbes në hije.
Bllokimi i dy pikave kufitare në Jarinjë dhe Bernjak bënë që fokusi kryesor të jetë në veri të vendit.
Pas marrëveshjes së arritur ditë më parë në Bruksel, dhe zhbllokimit të këtyre dy pikave, tani vëmendje më të madhe sigurisht se do të ketë fushata për zgjedhjet komunale.
Partitë politike deri tash fushatën e kanë koncentruar më shumë në media dhe rrjete sociale, por edhe në takime të vogla me qytetarë për shkak të masave anti COVID.
Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor.