Fushë Kosova komuna me rritjen më të madhe të banorëve me 83.99%, Prishtina me 14.21%

11:09 | 12 Korrik 2024
fushe-kosova-komuna-me-rritjen-me-te-madhe-te-banoreve-me-8399%,-prishtina-me-14.21%

ASK-ja, po vazhdon prezantimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë që është bërë këtë vit.

Komuna e Fushë Kosovës, është komuna që ka shënuar rritje të lartë të banorëve, me një ngritje prej vitit 2011 prej 83.99%. Pas Fushë Kosovës, komunat me rritjen më të mëdha janë Parteshi, Shtërpca, Graqanica, Kllokoti si dhe Prishtina, raporton FrontOnline.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka një rritje të banorëve prej 14.21%, krahasim me vitin 2011 kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë.

Komento: