Fushë Kosova, Obiliqi dhe lagja “Kalabria” e Prishtinës mbesin akoma pa ujë

11:10 | 22 January 2023

Reduktimet e njëjta të ujit mbesin në Fushë Kosovë, Obiliq dhe lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se impianti “Shkabaj” është jashtë funksionit, ndërsa në qytetet si Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në zonat e përmendura më lartë janë duke vazhduar oraret e njëjta të reduktimeve të ujit.

“Për këtë do të kenë reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes. Për zonat e Kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, Dardania”, thuhet në njoftim.

Komento: