Fushë Kosovë: 27-vjeçarja i hyn dajak burrit në kafeteri, e godet me grushte

23:00 | 25 Gusht 2024

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të tilla ku çiftet kryesisht futen në telashe dhe për pasojë përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një lokal në Fushë Kosovë dhe të dyshuarit janë burrë e grua.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 27-vjeçare po dyshohet se e ka rrahur bashkëshortin e saj teksa kanë qenë në një kafeteri, duke e goditur me grushte.

Situata mes tyre ka eskaluar dhe pasi janë larguar nga lokali, edhe burri është kapur me të, duke ushtruar dhunë psikike.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Dhunë në familje”.

Komento: