Fushë Kosovë: Ashensori bie poshtë pas ndaljes së rrymës, lëndohet rëndë gruaja që ishte në të

10:33 | 21 Gusht 2022

I ndalet rryma derisa ishte në ashensor, pëson lëndime të rënda gruaja nga Fushë Kosova.

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi derisa ishte në ashensor në Fushë Kosovë ishte ndalur rryma dje, dhe ashensori me shpejtësi të madhe kishte rënë poshtë.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.

Komento: