Futbolli gjerman në zi, trajneri legjendar humbet betejën me kancerin

13:18 | 25 August 2024

Futbolli gjerman është në zi pas ndarjes nga jeta të trajnerit legjendar Cristoph Daum, i cili humbi betejën me kancerin e mushkërisë në moshën 70-vjeçare.

Ai është shpallur kampion Gjermanie me Stuttgartin në vitin 1992 dhe tre herë kampion i Turqisë, një herë me Besiktasin në 1995-ën dhe dy herë me Fenerbahcen në vitet 2004 dhe 2005.

Daum gjithashtu ka drejtuar dhe ekipe si Koln, Bayer Leverkusen, Austria Wien, Club Brugge dhe kombëtaren e Rumanisë.

Në vitin 2022 ai u diagnostikua me kancerin e mushkërisë, kur nisi një betejë të cilën nuk arriti dot ta fitonte.

Komento: