Futbolli në zi, humb jetën futbollisti pasi u përplas më kundërshtarin në fushë

10:54 | 11 Dhjetor 2018

Bota e futbollit është tronditur sërish.

Futbollisti i ri i Bedgrove Dynamos Luca Campanaro – i cili thuhet të jetë 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një lëndimi që kishte marrë pas një përplasjeje me kundërshtarin në fushë në Aylesbury, Buckinghamshire në Angli.

Ai ishte dërguar urgjentisht në Royal London Hospital përmes transportit ajror pas incidentit. Fatkeqësisht, futbollisti i ri humbi jetën në spital pasi e kishte dëmtuar rëndë trurin, transmeton Express.

“Jemi thellësisht të trishtuar ta japim lajmin se një futbollist i ri nga klubi lojë ka humbur jetën këtë pasdite, pasi u përfshi në një përplasje gjatë një ndeshje të të rinjve të dielën më 9 dhjetor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Komento: