Futbolli në zi, humb jetën ish-presidenti i gjigantit italian

12:35 | 14 Prill 2019

Sot në moshën 85 vjeҫare, ka ndërruar jetë ish-presidenti i Romës, Giuseppe Ciarrapico.

Roma është ka rënë në zi për shkak të vdekjes së ish-presidentit të saj, Giuseppe Ciarrapico, i cili e udhëhoqi klubin për dy vite nga 1991 deri më 1993.

Ish-politikani, biznesmeni dhe senatori vdiq sot në mëngjes në moshën 85-vjeçare.

Ai u detyrua t’ia shiste klubin FRanco Sensit më 1993, pasi ishte kapur në një skandal politik.

Gjatë epokës së Ciarrapicos, Roma e fitoi Kupën e Italisë më 1991 dhe tashmë ikona e klubit, Francesco Totti debutoi si adoleshent.

Komento: