Futbolli në zi: Vdes lojtari i famshëm i PSG-së

11:49 | 08 January 2023

Ka ndërruar jetë mesfushori i PSG-së, ku shkaktar i vdekjes ka qenë një atak në zemër.

Modeste M’Bami, sh-mesfushori i Kamerunit dhe Paris Saint-Germain, vdiq të shtunën në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak, tha klubi i Ligue 1 teksa i ofroi ngushëllimet familjes së tij.

M’Bami luajti për disa klube franceze, duke përfshirë PSG dhe Olympique de Marseille.

Ai fitoi Kupën e Francës me PSG-në në 2004 dhe 2006.

M’Bami shënoi tre gola në 37 paraqitje për Kamerunin dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Sidneit në vitin 2000.

Komento: