Djelmoshat e Kosovës kanë një mesazh për qytetarët.
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” e udhëhequr nga Bernard Challandesi do të jenë nikoqirë të Kombëtares së Greqisë.
Pas barazimit (1:1) me Moldavinë të enjten që lamë pas, Kosova synon tri pikët e para në Prishtinë kundër helenëve.
Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, tifozët “Dardanë” nuk do të mund të jenë të pranishëm në tribuna.
Disa nga lojtarët e Kosovës dërguan mesazhe përmes disa videove duke iu bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të ruhen pasi armiku i padukshëm vazhdon të jetë mes nesh.
Videot janë publikuar në faqen zyrtare të Ministria e Shëndetësisë.