Futbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë kënduan së bashku himnin kombëtar

21:40 | 11 Nëntor 2020

Momenti emocionues i ndeshjes, futbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë kënduan së bashku himnin kombëtar.

Kombëtarja Shqiptare e ka fituar 2:1 miqësoren vëllazërore ndaj Kosovës, të zhvilluar të mërkurën pasdite në ‘Elbasan Arena’.

Kjo miqësore vjen si një parapërgatitje për të dy kombëtaret, për ndeshjet e Ligës së Kombeve që zhvillojnë gjatë këtij muaji.

Përballja mes Shqipërisë dhe Kosovës, vuri përballë shqiptarët, dhe pak pa filluar ndeshja, një moment emocionues u regjistrua.

Gjatë intonimit të himnit kombëtar, të gjithë futbollistët vendosën duart në gjoks, për të respektuar atë.

Në fund nuk kanë munguar as duartrokitjet nga lojtarët tanë.

Komento: