Prishtina mbërrin në Gjibraltar, futbollistët testohen për COVID-19.
Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka shkuar në Gjibraltar për herë të dytë brenda pak ditësh për të zhvilluar ndeshjen para-kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj Lincoln Red Imps.
Lajmi për zbarkimin në shtetin e vogël të Gjibraltarit, për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori sportiv i ekipit, Granit Begolli.
“Po, skuadra ka arritur në Gjibraltar dhe më të hyrë atje janë testuar për COVID-19”, deklaroi shkurtimisht Begolli.
Kujtojmë se Prishtina do të luajë nesër (e shtunë) ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, në rast se gjithë futbollistët e grumbulluar rezultojnë negativ në testit për coronavirus.
Kjo pasi për këtë shkak se para pak ditësh kjo ndeshje u shty për të shtunën pasi tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitiv..
Ndeshja është e paraparë të zhvillohet prej orës 18:00.