Futbollistët zgjodhën ata e jo Liverpoolin, Pochettino: Kjo na bënë shumë të lumtur

00:10 | 19 August 2023

Trajneri i Chelsea Mauricio Pochettino ishte shumë i lumtur sot derisa ju adresua mediave në një javë të furishme që pati në qendër skuadrën nga Stamford Bridge.

Duke paraqitur një sërë pyetjesh të pashmangshme për prurjet e reja për shuma të mëdha të parave si Moises Caicedo dhe Romeo Lavia, argjentinasi ka shprehur kënaqësinë e tij dhe për këtë e ka falënderuar drejtorin sportiv që arriti t’i përfundonte të dyja marrëveshjet.

“Mendoj se nuk ishte një garë me Liverpoolin, ishte vendim i futbollistëve që të na bashkohen ne dhe kjo na bëri shumë të lumtur. Ata flasin me nota të larta për pronarët tonë dhe për drejtorët tonë sportiv në mënyrën se si ata kanë punuar për të kryer punë”, tha Pochettino në konferencën e tij për gazetarët këtë të premte.

“Mendoj se duhet që t’i vlerësojmë ata edhe pak. Ne kemi përpara vetëm një ditë që ta bëjmë këtë vlerësim por ka qenë një javë shumë stresuese për Moises dhe Romeo. Është e lehtë të thuhet se ata do të luajnë të dielën, por mendoj që është shumë më rëndësi që t’i eliminojmë rreziqet dhe mos t’i ngutim ata”, tha trajneri Chelsea për dy ardhjet e reja.

Ishte një javë e ngarkuar në Londrën Perëndimore për Chelsea. Fillimisht ishin prurjet e reja si Caicedo dhe Lavia, pastaj largimi i Kepa Arrizabalaga si i huazuar në Real Madrid dhe dështimi për ta blerë Michael Olise nga Crystal Palace. Klubi po ashtu do të përballet tani edhe me lëndimin e kapitenit të tyre të ri, Reece James.

Pas ndeshjes së parë, shumë të vështirë kundër Liverpoolit, Blutë këtë javë do ta kenë një derbi tjetër, kundër rivalëve të tyre në Londrën Perëndimore, West Ham – ndeshje kjo që zhvillohet të dielën.

Komento: