Futbollisti i Atletico Madrid ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
La Liga është rrugës për t’u rikthyer, por duket se do të duhen edhe disa javë që t’i shohim futbollistët në fushë, madje edhe pa tifozë.
Pas testeve që kanë kryer gjithë futbollistët për koronavirus, raportohet disa prej tyre kanë dalë pozitiv, por nuk janë konfirmuar saktë.
Tani në Spanjë është duke u raportuar se mbrojtësi i Atletico Madrid, Renan Lodi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Renan Lodi, pozitiv me Covid-19 sipas medias braziliane, Globoesporte”, shkruan El Chiringuito de Jugones në Tëitter.