Futbollisti i La Ligas infektohet me koronavirus

17:17 | 09 May 2020

Mesfushori i Granadas, Yangel Herrera ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Herrera është bërë lojtari i tretë i La Ligës që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, pas Renan Lodit të Atletico Madridit dhe Alex Remiros të Real Sociedadit.

Futbollisti nga Venezuela doli pozitiv në testin për virusin Covid-19, të cilin e bënë të gjithë lojtarët gjatë kësaj jave, transmeton Express.

Kjo do të thotë që Herrera është ende i infektuar me koronavirus, përkundër që nuk kishte përjetuar asnjë simptomë të këtij virusi dhe kishte pasur gjasa minimale për t’u infektuar.

Për këtë arsye, ai do të duhet të qëndrojë i vetëizoluar edhe për një kohë.

22-vjeçari, i cili është i huazuar në Granada nga Manchester City, do të duhet t’i bëjë edhe disa teste të tjera pas ca ditësh në vetëizolim.

Pastaj, ai do të mundë t’u bashkohet bashkëlojtarëve të tij në stërvitje, në përgatitje për kthimin e ndeshjeve të La Ligës.

Komento: