Futbollisti i Manchester Cityt me deklaratë befasuese për Leo Messin

20:58 | 25 Shkurt 2020

Lionel Messi ka pritur një deklaratë interesante nga futbollisti i Man Cityt.

Futbollisti i Manchester Cityt, Bernardo Silva e pranon se për të do të ishte një nder i madh të luajë përkrah yllit argjentinas

Bernardo Silva e pranon se për të do të ishte privilegj të luajë përkrah Lionel Messit.

Mesfushori ofanziv i Manchester Cityt tashmë ka luajtur bashkë me Cristiano Ronaldon në Kombëtaren e Portugalisë.

Por, ai do ta kompletonte një dëshirë të luajë përkrah një tjetër legjende të futbollit evropian.

“Natyrisht, do të doja të luaj përkrah Messit. Unë kam luajtur me Cristianon në ekipin kombëtar. Dhe, nëse do të luaja me Messin, do të isha në gjendje të them se kam luajtur me më të mirët në histori. Do të ishte nder dhe kënaqësi për mua. Por, është një gjë e komplikuar. Nëse do të ndodhte kjo tek City apo tek Barça, do të ishte e mirëseardhur”, deklaroi 25 vjeçari për mediumin “SER Catalunya”.

Portugezi ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Cityt në sezonet e fundit.

Komento: