U infektua me Covid-19, futbollisti francez me urgjencë në spital.
Futbollistët deri më tani ia kanë dalë ta mposhtin COVID-19 dhe në rrëfimet e tyre kanë zbuluar se çfarë situate të rëndë kanë përjetuar. Një tjetër lojtar ka dalë pozitiv, në Francë, dhe së fundmi raportohet se ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, Solomon Junior Sambia, i cili është pjesë e Montpellier në Ligue 1. Mesfushori është shtruar në spital dhe shpresohet që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt.
Sambia është pjesë e Montpellier që në verën e vitit 2017 dhe aktivizohet më shumë si zëvendësues. Këtë sezon ai ka zbritur në fushë në 17 ndeshje, 5 herë si titullar, me ekipin e parë.