Futbollisti i njohur pëson aksident të rëndë, e fejuara thyen shtyllën kurrizore

14:48 | 22 Prill 2019

Bota e futbollit është shokuar nga lajmi i fundit.

Huseyin Turkmen është përfshirë në një aksident automobilistik. Mediet turke bëjnë me dije që fatmirësisht 21-vjeçari ka shpëtuar, por e fejuara e tij ka thyer shtyllën kurrizore.

Lojtari i i Trabzonspor ka shokuar mbarë opinionin sportiv teksa raportohet se ka vetëm disa plagë të vogla.

Një automjet tjetër që vinte nga kahu i kundërt ka goditur makinën e futbollistit duke pasur pasoja të rënda për të. Kujtojmë që Turkmen aktivizohet si mbrojtës me skuadrën e Trabzonspor, si dhe është pjesë e Kombëtares U-21 të përfaqësueses turke.

Komento: