Futbollisti i ri i Barcelonës me deklaratë bombastike për Messin

19:27 | 27 Shkurt 2020

Martin Braithëaite me deklaratë bombastike për Messin.

E lëvdonte kur e kishte kundërshtar, ato tani vazhdojnë të shtohen ditë pas dite edhe më shumë pasi po e shikon çdo ditë në stërvitje dhe ndeshje Leo Messin.

Futbollisti më i ri i Barcelonës, Martin Braithëaite duket se është i mahnitur që në fillim të aventurës së tij tek ekipi i ri.

Danezi debutoi në ndeshjen me Eibar javën e shkuar dhe pas takimit u shpreh se fanellën që mbante të veshur nuk do ta lante kurrë, pasi e kishte përqafuar Messi.

Për të konfirmuar admirimin e tij ndaj Messit, Braithëaite ka folur edhe në intervistën e dhënë së fundmi për klubin katalanas, ku është shprehur: “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!”.

Sulmuesi danez duket se e ka si idhull “La Pulgan” dhe shpreson që të gjejë gjuhë të përbashkët me 10-shin e Barcelonës, pasi në këtë mënyrë, do ta kishte më të lehtë për t’u ambientuar dhe gjithashtu për të shënuar.

Komento: