Futbollisti nga Kosova i thotë “PO” kësaj kombëtare

14:29 | 03 Korrik 2019

Liridon Krasniqi ka marrë vendim.

Liridon Krasniqi pritet të jetë pjesë e Kombëtares së Malajzisë në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2022, të cilat do të nisin vitin e ardhshëm. Mesfushori kosovarë do të natyralizohet nga Malajzia, të cilën është i gatshëm ta përfaqësojë nga viti i ardhshëm, kur edhe do ta marrë nënshtetësinë e shtetit aziatik

Liridon Krasniqi e kishte pritur për një kohë të gjatë Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, “Dardanët” nuk u bënë të “gjallë” dhe atij i ka humbur durimi.

Prandaj, mesfushori kosovar nga viti i ardhshëm do ta përfaqësojë Kombëtaren e Malajzisë.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Datuk Hamidin Mohd Amin.

Sipas tij, Krasniqi dhe lojtarë të tjerë do ta marrin nënshtetësinë e vendit aziatik vitin e ardhshëm dhe me këtë rast do ta kenë mundësinë ta përfaqësojnë Malajzinë në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2022, por edhe në Kupën e Azisë në vitin 2023.

Kreu i futbollit malajzias ka thënë se tifozët e këtij vendi do të mundë ta shohin Krasniqin në ekipin kombëtar nga viti 2020.

“Aktualisht, Federata e Futbollit të Malajzisë është duke e pritur vetëm aprovimin nga FIFA dhe sapo kjo të përfundojë, lojtarët mund të luajnë për ekipin kombëtar. Ne i kemi zgjedhur dy lojtarë, Liridon Krasniqi e Guilherme De Paula, sepse ata janë të aftë t’i përmbushin kriteret tona dhe ky është edhe plani për të ardhmen e afërt për ta përforcuar ekipin me lojtarë të natyralizuar”, ka thënë kreu i futbollit të Malajzisë.

“Ju mund t’i shikoni edhe ekipet tjera kombëtare si Spanja, Franca e Katari, të cilat po ashtu po natyralizojnë futbollistë për ta përforcuar ekipin e tyre kombëtar, kështu që ato mund të arrijnë sukses”, nënvizoi ai.

Krasniqi do t’i bëjë pesë vjet qëndrimi në Malajzi dhe me këtë rast do ta fitojë të drejtën ta marrë nënshtetësinë e këtij vendi dhe ta përfaqësojë atë

Komento: