Ismet Sinani është larguar përfundimisht nga Milan.
Lojtari kosovar është huazuar te skuadra e Serie C, Sicula Leonzio pas një viti huazim te Juve Stabia.
Sicula ka të drejtë ta blejë përfundimisht kartonin e 20 vjeçarit.
Sulmuesi i Kosovës është rritur në akademinë e Milanit derisa nuk ka bërë asnjë paraqitje me skuadrën e parë.
Ai ka qenë pjesë e Kosovës U19 në tri ndeshje dhe pritet të ftohet edhe nga grupmoshat U21.