
Pranoi të luante për Kosovën, të riut serb nga Graçanica i përjashtohen prindërit nga puna.
Futbollisti serb që luan për Flamurtarin, Ilija Iviq ishte tema më e përfolur në futboll gjatë kësaj jave.
Kjo për shkak se 17 vjeçari serb kishte pranuar të përfaqësonte kombëtaren u19 të Kosovës.

Për shkak të kësaj, prindërit e Iviq janë përjashtuar nga puna në Graçanicë.
Nëna e tij që punonte si shërbyese civile në komunën e Graçanicës dhe babai i tij si punëtor i arsimit që nga sot nuk do të mund të ushtrojnë profesionet e tyre.
Ky vendim besohet të jetë ndërmarrë direkt nga komuna e Graçanicës që udhëhiqet nga Vladeta Kostiq.