Futet në terapi intensive, futbollisti 23-vjeçar në gjendje të rëndë shkaku i koronavirusit

00:02 | 25 April 2020

Futbollisti i njohur 23 vjeҫar është në gjendje të rëndë shkaku i virusit Covid-19.

Të shumtë kanë qenë futbollistët e infektuar me Koroanvirus këtë periudhë, teksa pjesa më e madhe kanë arritur ta mposhtin këtë virus të tmerrshëm që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Ndërkohë së fundmi, mediat raportojnë se futbollisti 23-vjeçar i Montpeljerit, Solomon Junior Samba është infektuar me COVID-19 është shtruar me urgjencë në spital, teksa bëhet me dije se ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve pasi gjendja e tij është e rëndë.

23-vjeçari ka pasur fillimisht temperaturë, ndërsa më vonë vështirësi në frymëmarrje që e ka detyruar të kërkojë ndihmë të specializuar mjekësore.

Sambia është pjesë e Montpellier që në verën e vitit 2017 dhe aktivizohet më shumë si zëvendësues. Këtë sezon ai ka zbritur në fushë në 17 ndeshje, 5 herë si titullar, me ekipin e parë.

Komento: