Daut Haradinaj, Deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka një kundërpërgjigje për Albin Kurtin.
Kurti në fjalimin e tij kritikoi Qeverinë e Kosovës për faktin se, sipas tij, është vonuar shkarkimi i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të fyerjeve ndaj shqiptarëve.
“Është mirë me i falënderu të gjitha qeveritë e kaluara për autostradën e Dukagjinit. Kur flasim për 600 mijë banorë që do të kyçen në këtë autostradë i bie një e treta e popullsisë së Kosovës. E dini që prej këtu e në Shkup shkohet për 40 minuta, ndërsa në Pejë deri në një orë e gjysmë”, tha ai.
“Miku im Albin shumë po kritikon, unë kam protestu për me e shkarku Jabllanoviqin dhe kemi ba aq sa kemi mundë. Unë mendoj që ju këtu sot është mirë me e nxjerr një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja ndaj luftës sonë për liri. Dhe jo tash të luajmë me foltore. Ne i kemi marrë masat sa kemi kompetenca”, tha Haradinaj.