Fyerjet raciste ndaj Bakayoko e Kessie, Milani bën veprimin e papritur

23:15 | 25 Prill 2019

Janë bërë fyerje raciste ndaj Bakayoko e Kessie, e për këtë ka reaguar skuara e Milanit.

‘Rosonerët’ kanë ngritur çështjen tek instancat më të larta të futbollit italian, pas incidenteve në ndeshjen e së mërkurës, kundër Lazio.

Milano u eliminua nga kjo garë, por kjo nuk ishte më e keqja që i ndodhi skuadrës gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi ishin dy yjet e skuadrës, Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie që ishin viktima të fyerjeve raciste.

Skuadra e Milanos kanë insistuar se dy mesfushorët janë përballur me thirrjet ‘majmun’ gjatë ndeshjes në San Siro, të cilën e fituan mysafirët.

Racizmi ka qenë një problem që është shfaqur shumë gjatë këtij edicioni, sidomos në Premierligë dhe Serie A.

Më parë ishte edhe ylli i Juventus, Moise Kean ai i cili ishte viktimë e tifozëve të Cagliarit. Mbetet të shihet cilat do të jenë masat që do të merren pas deklaratave zyrtare të Milan.

Komento: