G7 bën thirrje për ulje të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit – deklarata ende e pafirmosur nga Trump

17:26 | 16 Qershor 2025
G7 bën thirrje për ulje të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit – deklarata ende e pafirmosur nga Trump

Reuters raporton se liderët e G7-ës kanë hartuar një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për ulje të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

Bëhet e ditur se në dokument poashtu theksohet rëndësia e ruajtjes së stabilitetit në tregjet globale, përfshirë ato të energjisë, si dhe riafirmohet e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje.

Megjithatë, sipas burimeve të Reuters, kjo deklaratë nuk është nënshkruar ende nga presidenti amerikan Donald Trump, duke lënë kështu pezull unitetin e plotë të samitit në këtë çështje kritike.

Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se ekziston një konsensus mes liderëve të Grupit të Shtatëshes (G7) për nevojën e menjëhershme të çtensionimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

“Unë mendoj se ka një konsensus për de-përshkallëzim. Detyra jonë sot është ta konkretizojmë këtë qëndrim dhe të jemi të qartë për mënyrën se si mund të arrihet,” është shprehur Starmer për gazetarët nga Kanadaja, ku edhe po mbahet samiti i G7-ës.

Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior
Read more

Komento: