Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh dje në veri të Kosovës, ku ka prangosur disa persona.
Portali serb “Novosti” ka publikuar dokumente të planit operacional të policisë së Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri, përfshirë edhe listën me emra të policëve pjesëmarrës dhe disa numra të tyre të telefonit, transmeton lajmi.
“Novosti” shkruan se gjatë aksionit të djeshëm, pjestarët e njësitit special të policisë së Kosovës kanë humbur disa nga dokumentet e planit operacional gjatë bastisjes së një lokacioni.
Sipas burimeve të portalit serb, dokumentacioni i humbur është gjetur nga disa qytetarë serbë derisa përmban edhe fotografi dhe shënime të serbëve që kanë qenë cak i aksionit policor në Mitrovicë të veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.