Gabimi i Bullgarisë në ndeshjen me Malin e Zi, përparësi për Kosovëm

20:43 | 22 Mars 2019

Ka përfunduar me rezultat ndeshja në mes të Bullgarisë dhe Malit të Zi në kualifikimet për ‘Euro 2020’.

Kundërshtari, me të cilin do të përballet të hënën Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri”, gaboi në shtëpi duke barazuar 1-1 me Malin e Zi, për të marrë vetëm një pikë, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, ishte Stefan Mugos ai që shënoi në minutën e 51’.

Kurse për 1-1 barazoi Todor Nedelev në minutën e 82’ të takimit, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë në Grupin A.

Për Malin e Zi, nga minuta e parë startoi shqiptari, Fatos Beqiraj, i cili ishte edhe kapiten i skuadrës mysafire.

Komento: