Gabimi trashanik i Komunës së Gjilanit në urimin e fëmijëve për 1 qershor

12:05 | 31 May 2019

Komuna e Gjilanit ka bërë një gabim trashanik në urimin me rastin e ditës së fëmijëve.

Për nder të ditës së fëmijëve, komunat nëpër Kosovë po organizojnë festa për më të vegjlit.

Edhe Komuna e Gjilanit ka organizuar festë, por me gabime gjuhësore në urimin për ditën e fëmijëve.

Në qendër të qytetit të Gjilanit, tek Teatri i Qytetit është shpalosur një baner ku urohet dita e fëmijëve.

Aty shkruan “Gëzuar 1 Qeshori të dashur fëmijë. Çdo ditë është 1 Qeshori” kështu duke e shndërruar muajin Qershor në ‘Qeshor’.

Komento: