Gabimi trashanik i organizatorëve kur Majlinda e mori medaljen e artë!

09:00 | 23 Qershor 2019


Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e art në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’.

Triumfi i Majlinda Kelmendit bëri që flamuri i Kosovës të ngrihet mbi atë të Rusisë, Francës e Britanisë së Madhe, mirëpo organizatorët e Lojërave Evropiane Minsk 2019 e ngjitën lart flamurin me një të metë.

Xhudistja pejane Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, mirëpo vendlindja e saj nuk u shfaq në mënyrë të saktë në flamurin e Kosovës që u ngrit mbi të gjithë në Minsk të Bjellorusisë, raporton Gazeta Express.

Organizatorët e Lojërave Evropiane Minsk 2018 e ngjitën lart një flamur të Kosovës, ku harta është e paraqitur në anën e kundërt. Dallimin mund ta vëreni në fotografitë e paraqitura më poshtë.

Megjithatë, ky gabim i organizatorëve nuk heq asgjë nga suksesi i Kelmendit, e cila ia siguroi Kosovës medaljen e artë në Lojërat Evropiane të këtij viti.

Pak kohë pas saj, edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova, ia fitoi Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Evropiane, atë të argjendtë.

Në këtë garë, Kosova po përfaqësohet nga gjithsej 12 sportistë. Deri më tani garën e ka mbyllur edhe boksieri Ardit Delijaj pa asnjë medalje, ndërsa sportistët e tjerë ende shpresojnë për suksese.

Komento: