Escobar: Qëllimi i vizitës sime është për ta thelluar bashkëpunimin ShBA-Kosovë.
“Jam krenar që Kosova ka kontribuuar shumë për agjendën tonë të përbashkët. Ngjarjet e kësaj jave janë indikator se si Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas këtij takimi ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Escobar ka treguar se qëllimi i vizitës së tij është për të gjetur rrugë për thellimin e bashkëpunimit me një vend shumë aleat siç është Kosova, njofton Klan Kosova
“Qëllimi i vërtetë i kësaj vizite është që të shohim mënyra se si ta thellojmë bashkëpunimin me një vend mik shumë të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Pata dëshirë ta shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës si dhe solidaritetin në një kohë krize për Kosovën”.
“Jam krenar që Kosova ka kontribuuar shumë për agjendën tonë të përbashkët. Ngjarjet e kësaj jave janë indikator se si Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët”.
“Gjithashtu ofrojmë mbështetjen tonë në pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.