Gabriel Escobar flet për themelimin e Asociacionit: Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar

22:47 | 20 January 2023

Escobar për themelimin e Asociacionit: Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar – një person nuk mund të shmangë një detyrim.

Emisari i ShBA’së, Gabriel Esobar & kryeministri i vendit, Albin Kurti
I dërguari i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të bëhet, me ose pa vullnetin e kryeministrit Kurti.

Pas vizitës së sotme në rajon, Escobar ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të arrihet përmes partnerëve, dhe se një person [Kurti] nuk mund ta shmang këtë obligim ligjor, shkruan Reporteri.

“Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit”, tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Escobar theksoi se qëllimi i Asociacionit është që veriu i Kosovës të bëhet më funskional.

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare kërkon që kjo të bëhet, dhe se po pret që edhe Kurti ta ketë të qartë këtë.

“Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, tha tutje Escobar.

“Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Escobar tha se do të fillojnë bisedimet në shkallë vendi mbi atë “se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës”.

Komento: