Gabriel Escobar: Ka nevojë ende për Gjykatën Speciale, e përkrahim

23:19 | 19 October 2022

Escobar: Ende ka nevojë për Gjykatën Speciale, e përkrahim.

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë ekskluzive në Kanal10, sonte ka deklaruar se ende ka nevojë për Gjykatën Speciale.

Escobar tha se duhet të përkrahen ende mekanizmat që e përkrahin këtë organizëm.

“Ne e përkrahim punën e Speciales. Unë besoj se çdo herë e më shumë krimet e kryera në vitet ‘90 duhet të trajtohen nga autoritetet vendëse, në mënyrë të drejtë dhe proces të duhur.

Por, besoj se ende ka nevojë për Gjykatën Speciale dhe mekanizmat që e përkrahin këtë organizëm. Prandaj, po, e përkrahim Gjykatën Speciale.”, ka deklaruar ai.

Komento: