Mini fiton për herë të parë në Formua 3.
Piloti italian Gabriele Mini ka triumfuar në garën Feature që u zhvillua të dielën në mëngjes në Monako.
Kjo në fakt është fitorja e tij e parë në kategorinë Formula 3.
Ai nuk e la që të kontestohet triumfuesi duke e udhëheq garën në shtegun e Monakos nga fillimi e deri në fund.
Me 0.4 të dhjetat vonesë pozitën e dytë e morë suedezi Dino Beganovic me ekipin Prema Racing.
Ndërsa treshen në podium e kompletoi estonezi Paul Aron po ashtu me Prema Racing.
Gabriel Bortoleto mbetet lideri kampionatit të Formula 3 me 73 pikë, 17 më shumë Mini që tash e ka marr vendin e dytë.
Gregori Saucey zbret në vendin e tretë me 47 pikë.