Mauro Icardi do të vazhdojë të jetë pjesë e Galatasarayt.
Sulmuesi argjentinas luajti si i huazuar te skuadra turke nga Paris Saint-Germaini në sezonin e fundit.
Ai ishte një nga më meritorët që Galatasaray e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Turqisë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se transferimi i përhershëm i Icardit do të kompletohet dhe nënshkruhet javën e ardhshme.
Transferimi i 30-vjeçarit do t’i kushtojë 10 milionë euro Galatasarayt.
Icardi me klubin nga Stambolli është pajtuar për një kontratë deri në verën e vitit 2026.