Adriano Galliani është duke u përpjekur ta inkuadrojë Monzën në Serien A.
Pas shitjes së Milanit, dyshja e famshme Berlusconi-Galliani po bëjnë progres të madh te skuadra e vogël e Monzës, shkruan Indeksonline.
Së fundmi, skuadra që garon në Serien B ka transferuar ish-futbollistin e Milanit, Kevin Prince Boateng.
Për Boatengun, pavarësisht se kurrë nuk e ka veshur fanellën Monza në karrierën e tij, do të jetë një lloj kthimi në shtëpi.
Sulmuesi ganez në fakt i gjen Berlusconin dhe Gallianin pas sezoneve të shkëlqyera në Milano, të cilat e kanë bashkëpunuar tre vjet midis 2010 dhe 2013, para se të transferohej në Schalke 04 dhe të kthehej te Rossonerët për një aventurë të shkurtër nga janari në qershor 2016.