Galliani i “qon peshë” rossonerët me lajmin e deklaratën e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Galliani i “qon peshë” rossonerët me lajmin e deklaratën e fundit

21:01 | 15 Shkurt 2019

Udhëheq në Monzan, por zemrën e ka përjetësisht në Milano.

Adriano Galliani, ish-udhëheqësi i Rossonerëve i cili tani është i përfshirë në aventurën tjetër Lombard, në mënyrë të pashmangshme ka folur edhe për Milanin gjatë një interviste me La Gazzetta dello Sport përcjell ORAinfo.

Për dashurinë e Rossonerëve ka refuzuar shumë oferta, duke përfshirë edhe atë të presidentit të FIGC-së.

“Kam pasur disa oferta nga klubet e tjera, por gjithmonë kam refuzuar, Milan nuk mund ta tradhtojë: kam qenë në hua për 31 vjet, tani jam kthyer në shtëpi” .

“ Ndërkohë, Gennaro Gattuso përqafon Lucas Paquetën, ndërsa vëllai i tij më i madh ka ardhur te ne. “Eduardon, vëllain e Paquetá, e njihja që nga koha e Thiago Silva: më pyeti me mirësjellje ta provoja këtë djalë dhe e bëmë me dëshirë” .

Në Monza, megjithatë, ai mund të merrte edhe një brazilian, madje edhe Riccardo Kaka: “E pyeta për të ardhur, por ai nuk donte të linte San Paolo dhe djemtë e tij”, ka thënë Galliani./ORAinfo/

Komento: