Galliani: Milani gjeti ‘Shevchenkon dhe Kakan’ e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Galliani: Milani gjeti ‘Shevchenkon dhe Kakan’ e ri

17:55 | 13 Shkurt 2019

Ish administratori i Milanit, Adriano Galliani beson se Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta mund të bëhen “Andriy Shevchenko dhe Kaka” për Milanin.

Çifti arriti në dritaren e transferimit të janarit dhe pa humbur kohë kanë bërë një përshtypje pozitive për Rossonerët.

Piatek ka shënuar katër gola në katër ndeshje, ndërsa Paqueta shënoi gol në fitoren ndaj Cagliarit në fundjavë.
Galliani ka lavdëruar futjet e reja dhe shpreson se ata mund të imitojnë dy yje të mëparshëm.

“Më pëlqen ky Milan, ata u forcuan shumë në janar dhe me Paqueta dhe Piatek, ata mund të luftojnë deri në fund për kualifikimin e Ligës së Kampionëve”, u tha ai gazetarëve.

“Piatek më kujton Shevan, menjëherë mendova se sapo e pashë, ëndrra ime është se Piatek dhe Paqueta mund të bëhen Sheva dhe Kaka të ri”, tha ai.

“Lojtarët kanë ndryshuar, por Gattuso gjithmonë ka luajtur me 4-3-3. Piatek dhe Paqueta kanë ngritur cilësinë e Rossonerëve”, përfundoi Galliani. /ORAinfo/

Komento: