Galliani “qon peshë” rossonerët me deklaratën e fundit

14:02 | 25 Shkurt 2019

Menaxheri aktual i Monzës, Adriano Galliani foli për portierin e Milanit, Donnarumman.

Ai kishte mundësinë të fliste për Donnarumma, në ditën e 20 vjetorit të tij përcjell ORAinfo.

“Donnarumma është i pabesueshëm . Të mendosh se ai ka bërë më shumë se 150 ndeshje në Milano në vetëm 20 vitet e tij është e jashtëzakonshme.

“Më kujtohet kur më thirri Mihajloviç që të më tregonte se do të fillonte, isha shumë i lumtur. Gigio u pa që kur e morëm atë prej 14 vjetësh, ai ka luajtur gjithmonë me shokë të mëdhenj, është një fenomen. Ne duhet të falënderojmë
Mauro Bianchessi, ai e mori atë në Milan, kur ai ishte një hap larg nga Interi “, ka zbuluar Galliani.

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit rikujtoi rolin e Mauro Bianchessi, i cili në atë kohë ishte menaxher i vëzhgimit të sektorit të rinisë.

Ishte ai që këmbënguli të sjellë Donnarumma në Rossonero, ku më parë arriti vëllai i tij Antonio. Sot portieri nga Campania është 20 vjeç dhe është një nga shtyllat e ekipit të Gennaro Gattuso. Galliani është i lumtur me të./ORAinfo/

Komento: