Trajneri i PSG-së Christophe Galtier, ka folur rreth spekulimeve se Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga klubi francez.
Ai në konferencë para ndeshjes me Marseille, ka deklaruar se nuk ka biseduar me Mbappen për këto thashatheme, por ka thënë se Kylian është i perkushtuar te PSG-ja.
“Kam shumë gabime, por jam shumë i sinqertë, nuk gënjej. Sa për Kylian, nuk kam folur me të për thashethemet, por e kam parë shumë të përkushtuar në përgatitjen e tij dhe serioz në qëndrimin e tij”, ka thënë Galtier.
Ai po ashtu ka mohuar zërat se atmosfera në dhomat e zhveshjes është negative.
“Çfarëdo që të them unë nuk më besoni kurrë, shkruani të kundërtën e asaj që them unë. Unë ju them se gjithçka po shkon mirë, se ata janë solidarë dhe ju thoni të kundërtën. Unë nuk jam këtu për të komentuar thashethemet.”
“Sigurisht që nuk puthemi çdo ditë në dhomën e zhveshjes, është normale, por mund t’ju them se kjo atmosferë është shumë më e mirë se në vende të tjera dhe se është më e mirë se ajo që thoni dhe mund ta imagjinoni.” shtoi Galtier.