Galushi: Romët, ashkalinjtë e egjiptasit janë autoktonë në Kosovë, nuk kemi shtet tjetër

17:17 | 03 Korrik 2024
galushi:-romet,-ashkalinjte-e-egjiptasit-jane-autoktone-ne-kosove,-nuk-kemi-shtet-tjeter

Deputeti Erxhan Galushi ka thënë se komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas janë autokotonë në Kosovë dhe nuk kanë shtet tjetër përveç Kosovës.

Galushi, i cili i takon komunitetit rom, ka theksuar se këto komunitete kanë nevojë për përmirësimin e jetesës së tyre.

Ai i ka bërë komentet në panelin e diskutimit me temën “Rëndësia e përfshirjes së kulturës dhe historisë së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare”, organizuar nga VoRAE, në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor, “Të festojmë ngjashmëritë tona”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme një bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve qendrore, që me mujt me prezantu sa më mirë jetën e komuniteteve, sfidat e tyre. Ne komunitete nuk kemi shtet tjetër përveç Kosovës; ne jemi autoktonë këtu. Kjo bëhet më së miri prej teksteve shkollore për të promovuar. Jemi në kontakt te vazhdueshëm në korrigjimin e teksteve që të mos ketë fjali pezhorative. Kurrikulat ndikojnë në krijimin e brezave dhe edukimin e tyre. Kjo është jetike për përmirësimin e kushteve të jetesës, është e nevojshme që secili komunitet te njeh historinë e vet”, tha Galushi.

Gazetari Avdi Misini ka thënë se është e nevojshme që të punohet në fushën e arsimit për këtë komunitet.

Sipas tij, në tekstet shkollore ka shumë gjuhë të urrejtjes dhe mospërfshirje në shoqëri.

“Çdo ditë merremi në aspektin profesional në aspektin e mësimdhënies për përfshirjen e këtij komuniteti. Përfshirja e komuniteteve në sistemin arsimor në kohëve të fundit edhe pse kemi numër të rritur të kërkesës pëe të shkolluar por kemi parë në shume teksa gjuhë të urrejtjes dhe kemi parë diskriminim dhe mos përfshirje të komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptian. Kemi mbajtur ligjërata mbi identitetin të këtij komuniteti dhe mangësinë në gjuhën rome. Që fatkeqësisht është shumë keq sepse është baza e fëmijëve për të kuptuar në diversitetin ku punon. Po kërkohet që të hulumtohet dhe të përfshihen, në bazë të ligjëratave për këtë komunitet kemi parë që nuk kanë fare informata për historinë dhe kulturën e Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”, tha Misini.

Mësuesja e gjuhës romë, Urma Menekshe ka deklaruar se ky komunitet ka mungesë të teksteve shkollore për të hulmutuar më shumë për historinë e tyre.

“Neve na mungojnë tekstet dhe nuk kemi bibliotekë për të mësuar, historinë gjuhën rome. Kjo bibliotekë është shumë e nevojshme për të hulumtuar më shumë për historinë dhe gjuhën që të pasurojnë me shumë fëmijët mësimet. Jo vetëm komuniteti që jeton ne Prizren po kanë nevojë për të gjithë që i përfshihen këtij komuniteti. Kemi nevojë që të shtohen më shumë lëndë zgjedhore. Edhe komunitet tjera do të shohin se kemi një bagazh te madh historik, kemi pasur sfida në mbledhjen e materialit. E kemi njoftuar dhe promovuar librat tona, në fillim kemi pasur sfida sepse bibloteka nuk është stabile dhe tentojmë që të bëhet bibliotekë institucionale, tha Menekshja.

Kurse deputeti, Fridon Lala, theksoi se edhe komuniteti Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptian ka dhënë kontribut për Kosovën.

“Kemi për të bërë shumë punë, në secilin indeks në demokraci, Kosova cilësohet si një nga politika më demokracinë e zhvilluar. Por sot, në këtë panel jemi ulur që të flasim për të zhvilluar më shumë sepse një pjesë e madhe nuk kanë njohur për këto komunitete. Edhe këto komunitete kanë dhënë për historinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, jo vetëm të flasim për të drejtat e tyre por edhe të flasim edhe ne aspektin historik. Kohëve të fundit kemi pasur bashkëpunim me shoqërinë civile për të shkëmbyer ideja, nuk është proces i lehtë merr shumë kohë por secili do të jep kontributin e tij”, tha Lala.

Komento: