Gani Geni ka goditur sërish deputetët e LDK-së.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, i ka akuzuar disa deputetë të partisë, që janë shitur tek presidenti Hashim Thaçi.
Në një postim në rrjete sociale, Geci i ka goditur disa familjarë të zyrtarëve të LDK-së të privuar nga jeta pasluftës, e të cilët tanimë kanë poste në politikë.
Geci ka thënë se disa deputetë të LDK-së, nuk kanë guxim që të flasin si dëshmitarë për vr.asjet e pasluftës, ani pse viktimat janë familjarët e tyre.
Po ashtu, Geci thotë se të njëjtit janë shitur tek Hashim Thaçi, ashtu siç thotë ai është shitur deputeti i VV-së, Sami Kurteshi.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar miqë.
Këta tanët LDK-ja e jonë kanë deshirë veq me thënë duhet me rrxu kta duhet me i dërgu në Hagë.
E kur ti thirrin me dëshmuar për vr.asjet politike të pasluftës ose për korropcion thonë, jo unë jam deputet deputete, nuk e di kush ma ka vr.arë axhën, as kush ma ka vr.arë babanë, as kush ma ka vr.arë vëllaun, vetëm këta kundërshtarët tanë duhet me i dërguar në Hagë.
Nganjëherë aq shumë merren me propaganda konspirative këta tanët sa që nganjëherë ia kalojnë edhe UDB-së edhe SHIK-ut!
Për me dërguar dikë në Hagë duhet me mshel prapani… me i dalë përballë urdhëdhënesve dhe vr.asëseve sy me sy, e per me iu dal përpara sy me sy duhet me pas fakte.
E për me pas fakte u dasht me punu e me hetu 20 vite edhe duhet prap mos me e shit prapani… as me pare as me poste, as me poste per vete, as për anëtarë të familjes.
Sepse si ta shitsh prapani…. të thot ky Hasha qysh i tha atij të VV je zvarit si zvaranik met bërë Avokat të Popullit e të kam bërë avokat me të njofshëm.
Shumë nga tanet nuk kanë guxim as gojën me qelë se e kanë shitur prapanicën, e dëshirat e disave në partin që e mbështeti unë dhe familja ime janë që unë dhe familja ime mu v.ra në Drenicë për parti, e këta me i ba Minstra zvaranikët që zvaritën gjithë diten në LDK-ë e gjithë naten në PDK .