Gani Geci: Për një anëtar të familjes Jashari rrinë në sallë PDK, LDK e AAK

12:25 | 24 Shkurt 2026
gani-geci:-per-nje-anetar-te-familjes-jashari-rrine-ne-salle-pdk,-ldk-e-aak

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti për president e do dikë ‘’që ka më pak dije dhe ndikim në arenën ndërkombëtare, por edhe në popull.’’

Geci ka thënë edhe se, Kurti ka edhe një arsye tjera se pse pse ‘’nuk e do’’ Osmanin si presidente për mandat të dytë, duke përmendur marrëveshjen e Brukselit dhe e Ohrit dhe se, siç ka thënë Geci, Kurti ‘’nuk po ia fal fjalët e Vjosa Osmanit për “lojën e bixhozit me miqtë tanë ndërkombëtarë ekzistencialë”.’’.

‘‘Tani, Albini, duke pasur parasysh se për Vjosën ka gjasa që 15 deputetët e LDK-së të mos rrinë në sallë, po don me e mënjanu Vjosën nga politika dhe po don me gjetë një figurë për të cilën mund të rrijë në sallë edhe AAK, të paktën, në mos edhe PDK. Për një anëtar të familjes Jashari, ne sallë rrinë te gjithë  PDK LDK AAK . Se çfarë do të ndodhë saktë mbetet të shihet në këto 8 ditët e ardhshme.’’, ka thënë ai mes tjerash.

Geci ka thënë edhe se LDK, e ka lëshuar rastin që të jetë faktor në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku i kishte 20 deputetë.

Komento: