“Gani Gërmisë” i vdes vëllai, ua këputë shpirtin me postimin e tij emocional

15:45 | 14 Gusht 2022

Gani Gërmia, ka dhënë një lajm të dhimbshëm.

Visar Dërmakut, personazhit të njohur si Gani Gërmia sot i ka vdekur vëllai.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku bëri të ditur se varrimi bëhet nesër në varrezat e Kamenicës, përcjell Klankosova.tv.

“Sot na la vlla, ta dhash besën që kom shku në maje po nuk prite, ti je ai që e solle çdo sukses temin e sot bashkë me ty iku edhe gjysma e zemrës time. Fytyra ndonjëhere do të buzqesh po nga ky moment kurr shpirti im nuk do jete i lumtur”, ka shkruar Dërmaku.

Varrimi i Astritit Vllaut tim bëhet neser ditë e hënë 15 Gusht në varrezat e Kamenices.

Komento: