Gani Koci i reagon Ramush Haradinajt: Mirë që Rexhep Selimi ka ‘knu’ në Hagë e nuk ka qajtë si ti.
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Koci i është kundërpërgjigjur kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj për deklaratën e mbrëmshme për Rrustem Mustafën e Rexhep Selimin.
Haradinaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se përderisa ai është mbrojtur në heshtje, Rrustem Mustafa e Rexhep Selimi kanë kënduar në Hagë.
Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Selimi e Mustafa, kanë kënduar, mirë që s’kanë qajtur si Haradinaj.
“Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti……! Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë…!”, ka shkruajtur ai.