Gania i emocionuar flet për ish-të dashurën: Për të sot e la Big Brother

00:02 | 16 Nëntor 2023

Gania bën deklaratën e papritur për ish-të dashurën: Për të sot e la Big Brother.

Njëri nga banorët më të pëlqyer të publikut në Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede me banorët e tjerë.

Ganiu ka folur pak për një romancë të përfunduar kohë më parë, teksa ka theksuar faktin se ish e dashura e tij ka një vlerë goxha të madhe për të.

Ai tha se emri saj është Genita.

“Nuk kam informacion për të. Përpos dashnisë e lidhjes e që më ka ndenjtë tek kryt për 1 vit në kohë më të keqe, ajo është e padiskutueshme, Jam mirënjohës, veç 5 orë masi që më ka ndodh goditja ma e madhe në familje, që më vdiq vëllai, u ardh i ka nejt nanës tem te kryt 2 ditë, asnjë femër deri atëherë nuk ka hi brenda shtëpisë“, tha Gania.

“Gabimi është i jemi, nuk ka pas tradhëti, nuk u kanë xheloze, ajo e ka ditë kon e ka ngat. Po unë kurr ska me harru që ditët ma të zeza u kanë tek familja jem. Nana jem më ka thanë, djali jem ki me pas një jetë, ki me marr dikon, po si atë çikë që e kam dasht, nuk ka me dasht ma kërkon“, u shpreh ai tutje.

Ai tha se do të ishte në gjendje që për të ta linte aventurën në BBVK dhe të bashkohej me të.

“Edhe nëse nuk isha kanë me ta, si shenjë respekti që u kanë me mu në ditët ma të zeza, sot e la Big Brother. E çmoj atë person“, tha Gania.

Komento: