
Musliu kritika pas vaksinimit të Lul Rakës: I gjithë stafi mjekësor i patën maskat e vendosura në mënyrë të gabuar.
Sot është vaksinuar në Kaçanik mikrobiologu Lul Raka, raporton Gazeta Express.
Pasi që momenti kur i njëjti është vaksinuar është publikuar në media ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu në Facebook ka shkruar se përveç Lul Rakës, i gjithë stafi mjekësor e ka mbajtur maskën në mënyrë të gabuar.
“Përveç Lul Rakës i tërë stafi profesional e mbanë në mënyrë të gabuar maskën mbrojtëse kundër covid19 duke ekspozuar hundën jashtë maskës”, ka shkruar Musliu.